Shkëlzen Berisha ka udhëtuar ditën e sotme drejt Zvicrës, por ai është ndaluar nga autoritetet e aeroportit të Gjenevës ku ishte tranzit.

Sapo ka mbërritur në një nga aeroportet e Gjenevës, burime për Shqiptarja.com kanë treguar se Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha, është kontrolluar për 15 minuta nga autoritet dhe më pas është shoqëruar në një zyrë.

Pas shkrimit ka reaguar edhe Shkëlzen Berisha, i cili ka sqaruar se është ndaluar në aeroport ku ka qenë trazit, pasi i është dashur të bëjë një test COVID-i.

Megjithatë versioni i Shkëlzen Berishës është paska i habitshëm pasi nëse i është dashur një test COVID për të udhëtuar drejt destinacionit të tij, duhej që ta paraqiste atë pasa se të hipte në avion që në aeroportin e Rinasit.