Kreu i SPAK Altin Dumani, në mbyllje të vizitës së tij në Bruksel javën e kaluar, përfaqësoi Shqipërinë në një takim trilateral për herë të parë mes zyrtarëve të lartë nga Bashkimi Evropian, Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor.

Takimi ishte i fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Më shumë se 100 pjesëmarrës morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga Komisioni Evropian, mes tyre përfaqësues nga 18 shtete anëtare të BE-së.

Por, ajo që bie në sy në këtë foto është se çdo përfaqësues ka përpara emrin e shtetit që përfaqëson, ndërsa Shqipëria ka emrin e Altin Dumanit.

Mund të jetë edhe një lapsus i organizatorëve, por të krijohet ideja sikur Altin Dumani është emri i një shteti të ri.

Kreu i SPAK Altin Dumani pjesë e një takimi në Bruksel