TIRANË - Me ardhjen e qeverisë ‘Rama’ në pushtet, qeveria ‘Berisha’ mesa duket nuk ka lënë pas asgjë për pasardhësit e tyre.
Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:15 është hequr nga Kryeministria edhe simboli i 100 vjetorit të Pavarësisë. Ky simbol ishte vendosur në pjesën e jashtme të Kryeministrisë në 28 dhe 29 Nëntor, që përkon me 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Simboli u hoq nga automjetet e Bashkisë së Tiranës.
Që prej atëherë, simboli i 100 vjetorit nuk ishte larguar, deri mbrëmjen e sotme, i cili është hequr prej andej vetëm disa orë pasi kishte përfunduar seanca e Parlamentit, ku Kryeministri Rama paraqiti programin qeverisës.

Redaksia Online
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com