Një adoleshent 14 vjeçar që ka bërë një shaka pa shije mund ta pësojë me burg.

Djali nga Everett, Pensilvania në SHBA, ka improvizuar seks oral me një statujë të gjunjëzuar të Jezusit e cila qëndron përpara një një organizate me emrin "Dashuria në emër të Krishtit".
 
Ai ka realizuar foto gjatë këtij veprimi, të cilat më pas i ka postuar në Facebook, duke u dhënë shkas autoriteteve të rendit, që të iniciojnë ndjekje penale ndaj tij, transmeton lajmi.net.
 
perdhos statujen e jezusit

Zyrtarët në Bedford County e ngarkojnë të riun (emri i të cilit nuk është bërë i ditur) me përdhosjen e një objekti që duhet të respektohet, në bazë të një ligji të vitit 1972, i cili dënon dëmtimin apo përdhosjen e figurave, akt i cili mund të nxisë zemërim te pjesë e caktuar e popullsisë./gazetaexpress/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)