TIRANË- Sot është 8 marsi e padyshim kryefjalë e kësaj dite sot është gruaja dhe roli i saj në shoqëri. Në një kohë kur në shoqërinë shqiptare në disa hallka të saj, gruaja vijon të jetë më “e dobët” krahasuar me botën mashkullore, për fat mirë nuk është ky raport sa i përket përfaqësimit në kabinetin qeveritar.

Në një raport të publikuar nga Unioni Parlamentar në Kosovë, Shqipëria ka rezultuar e para nga 190 vende të botës për numrin më të lartë të grave në qeveri, me 66.7%.

Ajo ka një diferencë të madhe krahasuar me vendet e tjera të rajoni, ku Serbia qëndron në vendin 39 e ndërsa Kosova në pozicionin e 42-të sa i përket ministreve. Ndërsa ndalur te numri i deputetëve, Maqedonia e Veriut është në vend të parë dhe më pas vjen Shqipëria.

Këto të dhëna janë përditësuar në janar 2023.

Përfaqësimi i grave të Ballkanit Perëndimor në jetën politike