TIRANE - Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në rrugën “Azem Galica” në zonën e njojtur si “Josif Pashko”, ku treni ka përplasur një zonjë të moshuar e cila po kalonte në shinat e trenit pa e vënë re këtë të fundit.

Ngjarja ka nodhur rreth orës 13:40 dhe zonja e cila është përplasur nga treni është transportuar menjëherë në spital dhe nuk dihet gjendja shëndetësore.

tren, aksident, e moshuar, tirane

Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia e cila po pyet dëshmitarët dhe makinistin e trenit.

Ngjarja shoqëruar me fotot nga vendi i ngjarjes është sjellë në redaksinë e Shqiptarja.com nëpërmjet rubrikës “Raportoni ju”.


Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)