Tonet brenda mazhorancës duket se janë qetësuar pas shkarkimit të Ylli Manjanit.
I pari që e ka ndjerë uljen e tensionit ka qenë kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili ka gjetur kohë të relaksohet me Sashën.
Kreu i LSI-së është fotografuar duke përkëdhelur macen, teksa e mban në krah.
Fotoja e Metës është postuar në rrjetet sociale në një kohë kur kryeministri Edi Rama ishte në një intervistë televizive.
Rama deklaroi se koalicioni qeverisës me LSI-në vijon punën dhe se nuk ka asnjë problem mes dy forcave politike, duke lënë të kuptohet se tensionet brenda mazhorancës janë shuar.

(Kryetari i Kuvendit kalon kohën e lirë me macen Sasha)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com