Trupat ushtarake shqiptare që marrin pjesë në "Kosovo Forcë- KFOR" janë nderuar ditën e sotme me medaljen e NATO-s për shërbimin e tyre. Ata janë vlerësuar për shërbimet në misionet që Aleanca ka ndërmarrë për krijimin e një vendi më të sigurt. Foto është publikuar nga ministrja e mbrojtjes Otla Xhaçka, e cila shpërndau me krenari foton e ushtarëve shqiptarë që nderojnë Forcat e Armatosura.
"FOTO E DITËS: Trupat shqiptarë në Kosovo Force - KFOR nderohen me medaljen e NATO-s, për shërbimin e tyre në misionin e Aleancës për një vend më të sigurt. Ne Jemi NATO", shkruan Xhaçka.