Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është kundërpërgjigjur ish-nënkryetarit të bashkisë, Eno Bozdo.

Ky i fundit e cilësoi si të dëmshëm për mjedisin anulimin e planit të Bashës për bulevardin e ri duke thënë se reduktohen hapësirat e gjelbra.

Por, Veliaj në përgjigjen e thënë e cilëson projektin e ish-kreut të bashkisë si “beton-projekt”.

“Rrethuan bashkinë 4 vjet, ende nuk u ka dalë gjumi me gërhima. Ku vallë qe parku i tyre “vizionar” të ku beton-projekt?”, shkruan Veliaj në Twitter.

veliaj

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)