FOTOLAJM/Votues të LSI,PS dhe
PD fotografojnë e publikojnë votën

FOTOLAJM/Votues të LSI,PS dhe<br />PD fotografojnë e publikojnë votën
Edhe pse fotografimi i votës është vepër që dënohet nga 1 deri në 3 vite burg, në Tiranë dhe qytete të tjera janë shënuar disa raste shkeljesh.

Denoncimi i parë ishte në Tiranë ku një votues i Lëvizjes Socialiste për Integrim pasi ka votuar forcën që mbështet ka publikuar në rrjetin social Facebook fotografinë e votës.

Një tjetër votë e fotografuar për Lëvizjen Socialiste për Integrim është regjistruar në Rrëshen, ku një vajzë ka publikuar në profilin e saj në Facebook fletën.

fotogram zyrtar

vota e lsi
  (Vota e fotografuar per LSI)

Ndërsa edhe 4 raste të tjera të fotografimit dhe publikimit të votës janë regjistruar në vend.

Në rrjetet sociale janë publikuar edhe 5 fletë ku 3 vota kanë shkuar për Partinë Demokratike dhe dy për Partinë Socialiste.

Specifikë e njërës prej fotografive e cila është shkrepur në njësinë 5 në Tiranë është se personi ka votuar në dy fletë votimi.

Ndërsa në njërën prej votave të fotografuara në mbështetje të PS bie në sy që ajo është përforcuar edhe nga prania e mjetit identifikues.

vote dyshe
  (Votat për PD në njësinë 5)

[gallery]22809[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

'Anonimët në qeveri, sy shkelje ndaj teatër-opozitës', Basha: Rama u tha socialistëve, s'ka rëndësi kush ikën e vjen, këtu jam unë dhe Berisha

'Anonimët në qeveri, sy shkelje ndaj teatër-opozitës', Basha: Rama u tha socialistëve, s'ka rëndësi kush ikën e vjen, këtu jam unë dhe Berisha