Dilema e fundit e rrjeteve sociale, se në cilin drejtim të shkallëve po ecën macja tashmë është zgjidhur.
Disa ditë më parë fotografia e maces duke ecur në shkallë ngjalli shumë komente në faqe të shumta të rrjeteve sociale, nëse macja po zbriste apo po i ngjiste shkallët.
Shumë njerëz në mbarë botën e shikonin në dy këndvështrime foton. Disa prej tyre mendonin se macja po i zbret shkallët ndërsa disa të tjerë mendonin se ajo po i ngjit ato.
Por, tashmë kjo histori e ka një përgjigje, është mëse e qartë se macja po zbret shkallët.
Po të shikohet me kujdes arkitektura e shkallëve, buza e shkallëve zgjatet disa centimetra mbi pjesën vertikale e cila ka edhe një strukturë të ndryshme. Madje po të shikoni me vëmendje aty dallohet edhe një hije e hollë që bie mbi shkallë, çka ndodh vetëm në rastin kur shkallët fotografohen nga poshtë-lart.
Në këtë mënyrë i është dhënë një përgjigje këtij misteri të komentuar dhe diskutuar nga shumë njerëz në mbarë botën

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com