/ATSH/.- Më 20 shkurt 1991, të gjitha kanalet televizive të botës transmetuan si lajm të parë një vullkan urrejtje, që u zbraz mbi një statujë shtatë metra të lartë, të ish udhëheqësit kominist Enver Hoxha. Ndonëse busti i tij, nuk ishte veçse një tog bronxi, i vendosur në sheshin më të madh të Tiranës, përmbysja e tij, ishte simboli i rrëzimit të një sistemi që i kishte ardhur koha të ikte.
Lulëzim Lika, në atë kohë fotoreporter i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, ishte një nga të paktët që arriti të fiksonte këtë moment historik.
Fotoja e rrëzimit të bustit u transmetua nga ATSH-ja, me diçiturën "Pamje nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës", paçka se për ironi të fatit në Agjencinë e vetme të lajmeve, punonte në një post drejtues, nusja e djalit të Enver Hoxhës.
Por do të ishte kjo foto, që do t'i ndryshonte karrierën fotoreporterit Lika, sepse të nesërmen drejtues të Reuters i kërkuan atij të punonte për agjencinë prestigjioze te lajmeve.
Armando Babani, fotoreporter, kujton se në ato ditë, e mbante aparatin gjithnjë me vete. Studentët në qytezën e tyre, ishin në kulm të protestave kundër regjimit komunist.
Për fat Babani u ndodh në sheshin "Skënderbej" në momentin e duhur. Në tarracat dhe ballkonet e ndërtesave përbri bustit, kishin hipur qindra njerëz . Ishin disa syresh, që e ngjitën Babanin në një nga ballkonet e katit të dytë, ku ai do të arrinte të fiksonte momentet historike.
"Hipeni lart se është fotograf", kujton Babani.
"Mund të kem bërë 9-10 shkrepje dhe ishte e gjitha kjo, gati 1 sekondë e gjysëm, se më pas bustin e mbuluan njerëzit. Unë nuk e dija çdo të ndodhte më vonë, por sot them se, këto kanë qenë fotografitë e jetës sime", thotë Babani, një nga fotoreporterët më të njohur në Shqipëri.
Fotografitë e Babanit u botuan në gazetën "Republika" dhe "Rilindja Demokratike", ndërsa fotot e Likës nga ATSH-ja.Fotot e tyre por edhe një fotoreporteri italian, ndodhen sot në të gjitha arkivat e medias në botë.
Fatmir Çepani, operator në Televizionin Shqiptar, ishte i vetmi që hodhi në celuloid këto momente historike.
"Me kameran në sup, ku mbaja edhe peshën e dhjetëra njerëzve që vrojtonin mbi trupin tim, arrita të xhiroja atë që po ndodhte në shesh" ka kujtuar ai.
17 minuta xhirim të Fatmir Çepanit, shprehin përjetimet e këtyre momenteve historike, ku mbretëronte kaotizmi, turmë e revoltuar, plumba , gurë dhe forca të blinduara të policisë.
/Shqiptarja.com