TIRANE -Kryeministri Berisha nuk pranoi të komentojë fotot e publikuara në media ku biznesmeni i dyshuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj po drekon me 4 drejtues të policisë mes tyre edhe Agron Kuliçaj ish bodygardi i kryeministrit Berisha aktualisht mban postin e zv./drejtorit të policisë së Shtetit.
“Ministria e Brendshme dhe Porkuroria e Përgjithshme, .ka të gjithë mekanizmat për të zbardhur çdo të vërtetë rreth këtij krimi Kam besim se do të zbardhet.
I ngacmuar për herë të dytë nga gazetari i TV A1 Report, Arsen Rusta nëse në foto është darka apo dreka e gabuar, Berisha përsëriti:
“Edhe një herë theksoj Ministria e Brendshme ka të gjitha potencialet për të zbardhur çdo element rreth vrasjes në krye të detyrës së Kryekomisarit Dritan Lamaj”. Deklarata u bë pas homazheve në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë për nder të dy Dëshmorët e Atdheut Besnik Hidri dhe Leka Qokja ish-punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror(SHISH), të rënë në krye të detyrës në vitin 1997, në ngjarjen e njohur si masakra e Cerrikut.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com