Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë kanisur të japë rezultatet e para. Kryeministri Rama i cili ka qënë vetë në krye të këtij aksioni ka publikuar foto nga zona e 21-shit në kryeqytet e cila shkruan se tashmë nuk është më “Tok e xanun” por i është rikthyer qytetarëve.

Rama njofton se 8 grupe arkitektësh janë shpërndarë në territor për të indentifikuar zaptimin e këtyre hapësirave kryesisht nga bizneset me karrige, tavvolina e çadra.

Kjo hapësirë publike e 21 Dhjetorit (si të tjera në Tiranë sot, nesër e në vijim) nuk është më “tok e xanun”, por në ndërkohë 8 grupe arkitektësh janë shpërndarë në territor për të inventarizuar plagët urbane që pas pastrimit kërkojnë shërim, duke u rikthyer me projekte të reja komunitare për të cilat kemi marrë angazhimin e mbi 100 arkitektëve të mirënjohur ndërkombëtarë që punojnë edhe në Shqipëri, e që do të kontribuojnë falas me projekt-idetë e tyre”,-shkruan Rama duke paralajmëruar një dizanj të ri për shërbimin në hapësirat publike.