Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për fotografinë e ish-diktatorit Enver Hoxha, të shfaqur gjatë aktivitetit të 75-vjetorit të Konferencës së Pezës.

Duke folur për media, Basha e cilësoi një sëmundje të përsëritur shfaqjen e fotove të Hoxhës.

Në lidhje me këtë çështje, për të cilën pati reagime mjaft të ashpra nga radhët e shumë demokratëve, kreu i PD tha se i kanë kërkuar ndihmë partnerëve ndërkombëtarë, gjermanëve dhe së shpejti, sipas tij, do të propozohet në Kuvend një projektligj për ndalimin dhe kriminalizimin e përdorimit të simboleve të Komunizmit. 

"Është një sëmundje e përsëritur të cilës s’mund t’i jepet ilaçi me propozime fasadë. Ne kemi kërkuar ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, gjermanëve dhe shume shpejt do propozojmë në Kuvend një projektligj për ndalimin dhe kriminalizimin e përdorimit të simboleve të komunizmit sipas ligjit që përdorte Gjermania lidhur me simbolet e nazizmit”, tha Basha.

konferenca e pezes
(Fotoja e Enver Hoxhës në Konferencën e Pezës)

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com