TIRANE-  Ministri i Brendshëm Flamur Noka është pyetur në lidhje me publikimin e fotove ku biznesmeni Arben Frroku, i dyshuari kryesor për vrasjen e Dritan Lamajt është fotografuar duke drekuar me kupolën e policisë së shtetit.

“Hetimet nuk kanë lidhje me publikimin e fotove në media.Do dëshmojmë se hetimet nuk kanë dhe nuk do të kenë lidhje me fotot. ”- tha Flamur Noka në një prononcim për gazetarët pas homazheve të zhvilluara në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë për nder të dy Dëshmorët e Atdheut Besnik Hidri dhe Leka Qokja ish-punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror(SHISH), të rënë në krye të detyrës në vitin 1997, në  ngjarjen e njohur si masakra e Cerrikut.

““Ajo është një foto e para dy vjetëve, që e kanë bërë vetë pjesëmarrësit. Ngjarja nuk duhet të lidhet kështu, pasi çdo insinuantë e krijuar rreth fotos, krijon probleme. Unë do doja të mos merreshit me historinë e saj, por të fokusoheshit tek ngjarja, lidhjet e Frrokut me politikën. Do t’ju bëjmë me dije shumë gjëra të tjera së afërmi, që do ndryshojnë rrjedhën e ngjarjes” - tha Frroku.

Tre ditë pas vrasjes me breshëri plumbash të kryekomisarit Dritan Lamaj u zbuluan foto ku katër drejtues të lartë të Ministrisë së Brendëshme, Agron Kuliçaj, Tonin Vocaj, Muhamet Rrumbullaku dhe Nikolin Bala drekojnë me të dyshuarin si vrasës të kryekomisar Dritan Lamajt.

(sg/shqiptarja.com)