Autoritetet lokale kërkuan ndërhyrjen e ushtrisë për pastrimin e rrugëve.
Banorët e gjetën qytetin të zbardhur kur u zgjuan në mëngjes pasi erërat siberiane që kanë mbërthyer Evropën, i ulën nën zero temperaturat, duke iu marrë jetën të paktën katër personave, siç pretendohet.
Koloseu, shatërvani i Trevit dhe monumentet e tjera të “Qytetit të Përjetshëm”, që nga Vatikani e deri buzë lumit Tevere, kanë dhuruar disa pamje spektakolare bukurie të kryeqytetit italian.
[gallery]25669[/gallery]
s.k/Shqiptarja.com