Fotot e para të Ritës si imazh i “Material Girl”

Fotot e para të Ritës si imazh i “Material Girl”
Siç u konfirmua edhe më parë këngëtarja kosovare Rita Ora është imazh i markës së veshjeve “Material Girl” nga mbretëresha e popit Madonna.

Fansat mezi po presin të shohin bukuroshen Ora të pozojë me veshjet e ndryshme të kësaj marke.



Në një foto ekskluzive për Material Girl, Rita shfaqet me një fustan veror ku ndodhet në një autobus të Londrës.

Ndërsa në një tjetër pozë Rita shfaqet para pallatit Mbretëror të Bukingamit, ku imiton mënyrën si qëndrojnë rojet.



Rita ka zëvendësuar modelen Georgia May Jagger, e cila ka qenë më parë imazh i markës së njohur.

Këngëtarja ka qenë mjaft e ngazëllyer për këtë projekt që prej momentit që ka marë vesh lajmin.



Ka qenë vajza e Madonnës ajo që e ka shtyrë mamanë e saj për këtë vendim, pasi është një fanse e madhe e këngëtares kosovare.

(b.t/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron