Një i dënuar që priste ekzekutimin në “krahun e vdekjes” uroi që të vdiste gjatë një ekzekutimi të dështuar gjatë të cilit atij ju shkaktuan 11 shpime në këmbë dhe duar me gjilpëra.
Doyle Lee Hamm duhej të ishte ekzekutuar më 22 shkurt për vrasjen e Patrick Cunningham, por procedura u pezullua pasi doktorët nuk arritën t’i gjenin një venë.
Hamm, i cili ishte tepër i rraskapitur pas tentativës, u la teksa kishte gjakderdhje nga duart dhe urinoi gjak një orë më pas, sikurse bëri të ditur një raport mjekësor.
Bernard Harcourt, avokati i Hamm, kishte paralajmëruar edhe më herët se trajtimi ndaj kancerit e kishte lënë atë me vena të dëmtuara dhe se në rast se do të tentohej ekzekutimi ai do të vuante “dhimbje mizore të panevojshme”.
Harcourt ka ngritur tashmë një padi ndaj Burgut të Alabamës në SHBA, duke pretenduar se tentativa e ekzekutimit të Hamm ishte një torturë.
Të hënën, një raport mjekësor që përfshinte edhe disa foto të reja nga lëndimet e Hamm u publikua dhe krijoi një ide më të qartë të pasojave të të dënuarit.
Në bazë të një konsulte me Hamm të bërë nga doktori Mark Heath, një anestezist nga Nju Jorku, natën e ekzekutimit au i çua në një dhomë ku ishin nëntë persona dhe u lidh në një karrige.
Në atë pikë, dy burra që mbanin uniforma mjekësore i kapën secili nga një këmbë dhe nisën përpjekjet për t’u gjetur venat.
Në total ai u injektuaa pesë herë, tre në njërën këmbë dhe dy në tjetrën.
Hamm tha se secili injektim konsistonte në disa futje dhe nxjerrje të agës.
'Shpimi i vazhdueshëm shkaktonte tepër dhimbje”, vëren raporti. “Një prej shpimeve qe ekstremist e dhimbshme sa që ai e ndjeu deri në kockë.
“Ai përllogariti se shpimet në këmbën e tij të djathtë zgjatën për rreth 10 minuta dhe tha se ai i ndjente ata teksa e nxirrnin dhe e futnin gjilp[ërën në këmbën e tij.
Ai përllogariti se në total dy burrat harxhuan rreth 30 minuta duke tentuar katër depërtime rrëzë kofshëve të tij.
Pasi skuadra e ekzekutimit prenoi se nuk mundën t’i gjenin një venë në këmbë, një skuadër e dytë hyri në dhomë me një pajisje me ultratinguj.
Skuadra e dytë, e përbërë nga ngë grua dhe një burrë, nisën të skanonin trupin e tij në kërkim të një vene dhe më pas vendosën një shenjë në lëkurën e tij.
'Doktori nuli një gjilpërë në ijen e Hamm” shkruan raporti.
'Zoti Hamm ndjeu disa penetrime me gjilpëra dhe në secilën prej tyre ai ndjeu lëvizje tërheqjeje dhe ringuljeje. Nuk ëhstë e qartë nëse helmi u injektua apo jo. Z. Hamm ndjeu një penetrim gjilpëre në ijen dhe legenin e tij. Ai tha se ky shpim qe tmerrësisht i dhimbshëm. Në këtë moment Z. Hamm nisi të shpresonte që doktori t’ia dilte që ta gjente eksesin në mënyrë që Z. Hamm të mund të ndërronte jetë, sepse preferoi që ai të vdiste në vend që të vazhdonte të përballonte dhimbjen e padurueshme”.
[gallery]25749[/gallery]
s.k/Shqiptarja.com