Një ekspozitë në trotuarin e kumbullave të kuqe në “Rrugën e Kavajës” ka tërhequr vëmendjen e shumë kalimtarëve.
Imazhe te xhamive në të gjithë vendin, shumë prej të cilave sot janë zhdukur pa gjurmë, shfaqen në foto të hershme bardhë e zi.
Përgatitur nga “Unioni studentor musliman”, në kuadrin e Kurban Bajramit, kjo ekspozitë është konsideruar prej tyre si një kartolinë për qytetarët dhe për të ritreguar rrënjët e vërteta të kësaj feje, që sipas tyre, një pjesë e mirë e saj është autoktone. “E menduam si një sfidë për paragjykimet, që këtë fe e konsiderojnë të importuar nga Turqia ose Arabia”, tha njëri prej studentëve organizatorë.
Pjesa më e madhe e fotografive janë marrë nga Marubi, ndërsa të tjerat nga burime të ndryshme arkivore.

LAJMET MË TË VLERËSUARA