Ditën e sotme ishte paralajmëruar një protestë në Tiranë dhe në Lezhë kundër marrëveshjen për refugjatet mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane.

Por si duket për të marshuar kanë dalë vetëm përfaqësues të Rithemelimit.

Siç shihet nga pamjet e Report Tv, me moton "Jo kampeve të emigranteve" në Lezhë, bënë një marshim përgjatë shëtitores së Lumit Drin e që përfundoj në sheshin kryesor të qytetit në Lezhë. Një tentativë për të marshuar pati edhe në Tiranë, ku siç shihet në pamjet e Lexo nuk janë mbledhur as një grusht njerëzish.

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë, parashikon ngritjen e një qendre për refugjatet në zonën e Lezhës. Pika pritëse do të jetë në portin e Shëngjinit dhe nga aty do të transportohen me autobusë 35 km më larg në strukturën që do të ngrihet në Gjadër për akomodimin e tyre, deri sa të shqyrtohen kërkesat për azil.

Më poshtë pamjet nga protestat në Tiranë dhe Lezhë.