Fotot/ Ja si është transformuar Amfiteatri i Liqenit në Tiranë, këngëtari grek e inauguron më 1 qershor

Fotot/ Ja si është transformuar Amfiteatri i Liqenit në Tiranë, këngëtari grek e inauguron më 1 qershor

Amfiteatri i Liqenit ne Tirane

Nga një hapësirë e lënë prej vitesh në degradim të plotë, Amfiteatri i Liqenit do t’i rikthehet qytetarëve në një skenë teatrore në natyrë. Punimet janë drejt përfundimit, ndërsa pjesa e skenës së re teatrore është gati, po ashtu edhe vendi i publikut, sallat teknike, dhomat e zhveshjes.

Teatri i Hapur, i pajisur me një skenë të mbuluar e me ndriçim të përshtatshëm, do të mirëpresë publikun me festivale, koncerte, teatër, konferenca, shfaqje të cirkut e kinema verore në të katër stinët, duke e shndërruar këtë pjesë të parkut në një pikë të rëndësishme kulturore e argëtimi për qytetarët.

Inaugurimi i Teatrit të hapur pritet të bëhet në fund të majit ndërsa Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka nisur edhe rezervimet për eventet, ku i pari pritet të mbahet me rastin e festës së fëmijëve, më 1 Qershor, ku këngëtari grek Georgios Dalaras është parashikuar të mbajë një koncert.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gimi: 25/05/2018 22:59

    Nqs eshte e vertete qe vjen Jorgo Dalaras, ky eshte lajm i madh. Dalaras as qe mund te krahasohet me Notis e legena te tjere, por eshte nje ikone e muzikes greke dhe kengetar me fame boterore

    Përgjigju
  • ...: 01/05/2018 09:48

    Me duket se redaktoret duhet te bejne me shume kujdes ne perdorimin e fjaleve. Amfiteatri eshte nje teater i mbyllur me prerje eliptike, ndersa objekti ne fjale eshte teater. Megjithate nuk duhen kryqezuar, ka dhe me keq, kur kete lajthitje e bejne organet shteterore. Shembull "klasik" eshte "amfiteatri" i Butrintit ke kartemonedha 2000 lekeshe. Zoti i bekofte dijetaret tane.

    Përgjigju
  • Kafsha: 30/04/2018 11:49

    Këngëtarë Shqipëria nuk ka ose nga Italia e tutje?

    Përgjigju
    • Aleksander: 30/04/2018 19:13

      Nuk kam qene asnjehere ne Greqi.Parapelqej tjeter muzike .Por di qe Jorgo Dalara nuk eshte thjeshte " nje kengetar" grek.Ai eshte nje personalitet, nje ikone e muzikes greke ,shume i njohur dhe i respektuar edhe jashte.Ka mare ne radhet e orkestres se vet nj djale shqiptar fizarmonicist. Di edhe qe i do shqiptaret sepse eshte vete arvanitas me gjak.Pra, pervec qe kendon shkelqyeshem,ka disa arsye qe ja vlejne te shkohet ne koncert...eshte nder e privilegj.

  • Naimi: 30/04/2018 11:34

    Shyqyr qe arrita ta shoh edhe njehere kete veper te lene ne ate gjendje qe kur i kaloje prane dukej sikur kerkonte ndihme dhe lutej. Bravo e madhe per Bashkine dhe kryetarin Erion Veliaj. Edhe vendosja e permendores se Francesk Radit e ka zbukuruar shume ate ambjent.

    Përgjigju
  • Tiku: 30/04/2018 11:33

    Hallall buka mỏ djale i bashkise hallall

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama dhe Berisha u forcuan më 2024, më të fortë edhe më 2025! Mendoni sikur Saliu të ishte kryeministër i Kinës?

Spahiu: Rama dhe Berisha u forcuan më 2024, më të fortë edhe më 2025! Mendoni sikur Saliu të ishte kryeministër i Kinës?