FOTOT/ Këngëtarja shqiptare pëson aksident me makinë: Mund të kisha vdekur

FOTOT/ Këngëtarja shqiptare pëson aksident me makinë: Mund të kisha vdekur

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Enisa Nikaj, ka pësuar një aksident me makinë në Mal të Zi. Lajmin se ka pësuar aksident, këngëtarja shqiptare e ka ndarë vetë përmes një postimi në Instagram, ku shkruan se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Mund të kisha vdekur, por unë jam ende këtu. Zoti është i madh. (Një makinë me shpejtësi të madhe u përplas me ne.)”, shkruan Enisa.

Shkak i aksidentit, sipas këngëtares është bërë një tjetër makinë me shpejtësi që është përplasur me mjetin që po udhëtonte Enisa.

Shumcia e fansave i uruan një shërim të shpejtë këngëtares, por disa të tjerë u shprehën me komente negative për faktin se ajo kishte ndarë foto. Por nuk mungoi përgjigja nga këngëtarja.

“Unë postova 2 fotot që bëri kushëriri im, njërën prej meje që as nuk e dija se e kishte bërë. E kam postuar që fansat e mi të dinë se ka ndodhur një aksident traumatik. Unë nuk postova të dy anët e makinës, ne u goditëm dy herë. Makina tjetër që na goditi ishte në shpejtësi totale. Nuk më bëri një foto në ambulancë, me mua të pavetëdijshme në dyshemenë e spitalit, me një mbajtëse për qafën dhe unë duke u shtyrë në një karrige me rrota. Nuk ia uroj këtë përvojë armikut tim më të keq. Pra, shikoni se çfarë thoni kur nuk dini asgjë.”

1/3
SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • niku: 22/08/2023 08:55

    kengetare qe ska bere asnje kenge por vetem kopjon muzike te krijuar nga te tjere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë