Në çdo lulishte për çdo ditë mund të shihni zonjat e Bashkisë së Tiranës të cilat kujdesen dhe i mirëmbajnë, duke bërë të mundur që kushdo që vendos të çlodhet, të shijojë jo vetëm bukurinë, por të vlerësojë edhe pastërtinë.

Me ardhjen e pranverës, Bashkia ka filluar rehabilitimin e të gjitha lulishteve të kryeqytetit, duke i shprehur në këtë mënyrë dashurinë Tiranës, nëpërmjet luleve.