Dëshmia e Nikolin Balajt, drejtor i Njësive Operacionale, në A1 REPORT! Ai ka pohuar se Frroku ishte rastësisht në atë tryezë. Ai pohon se nuk ka patur aq miqsi me Lamaj sa për t’i rrëfuer frikën e tij.
Ka qenë një takim i rastësishëm mes jush dhe z.Frrokut?
Pronari i lokalit e ka sjellë në tavolinë me kërkesën e Benit, për të bërë një foto, meqë edhe i njëjti instrument popullor është i pronarit të lokalit, i cili e përdor dhe këndon me rite popullore. D.m.th është afruar nga pronari, ka bërë një foto dhe kaq.
Po ai pse nuk qëndron në këmbë si pronari, por ulur? Karrigen e kujt zuri ai?
Po më duket si seancë hetimi.
Jo, që ta kuptojnë të gjithë.
Po ça të kuptojnë të gjithë? Duket edhe nga foto që pronari i ka hedhur dorën në qafë, dhe afrimitetin më të madh e ka me pronarin e lokalit. Po bëhet rreth dy vjet është bërë kjo foto. Dhe në atë kohë z.Frroku ka qenë thjesht një biznesmen i suksesshëm.
Nuk keni pse justifikoheni.
Nuk po justifikohem aspak. Unë po tregoj realitetin.
Si do ta komentoni dorëheqjen e Z. Kuliçajt dhe z. Vocajt?
Është një e drejtë morale e drejtuesve të Policisë së Shtetit. Meqenëse kjo foto private e z.Vocajt është shfrytëzuar nga ana juaj, ka dhënë dorëheqjen e të hapë rrugë që të mos ketë ndonjë aludim të mëvonshëm.
Po komisar Dritan Lamajn e njihnit personalisht?
Po, brenda strukturave të Policisë së Shtetit, normale që ne oficerët dhe kolegët njihemi.
E kishit mik?
Nuk është e thënë që në 11 mijë forca policie t’i kesh të gjithë miq e shokë. Unë kam punuar me z.Lamaj, e kam pasur koleg policie dhe si drejtues komisariati.
A ju ka folur ndonjëherë z.Lamaj për shqetësimet që ai kishte?
Për specifikën e punës dhe drejtorinë që drejtoj unë nuk ka pasur shumë kontakte të afërta me Lamajn. Dhe nuk kam pasur ndonjë rast që të më shprehej për këto lloj problemesh.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com