FOTOT/ Nis puna për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Edith Durham”, Veliaj: “Do të jetë një super shkollë me 4 kate, gati për vitin e ardhshëm shkollor”

TIRANË - Shkolla 9-vjeçare “Edith Durham”, një nga shkollat ikonë të Tiranës, do të rindërtohet me standarde më të mira për nxënësit e saj. Punimet kanë nisur këtë muaj dhe pritet që godina të jetë gati për sezonin e ri shkollor, vitin e ardhshëm. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ajo është shkolla e 47-të që po rindërtohet në kryeqytet, e i siguroi prindërit se ndërtesa e re do të jetë disa herë më e fortë dhe më e madhe se godina e vjetër.

“Në Tiranë kemi ndërtuar mbi 45 shkolla. “Pjetër Budi” është e 46-ta, kurse shkolla “Edith Durham” është e 47-ta. Në këto 10 vite, shkollat e periferisë janë ndërtuar të gjitha të reja, e krejt papritur, shkollat e qendrës stonojnë me to. Nëse e gjithë Tirana po modernizohet, kishte ardhur koha që të modernizoheshin edhe shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet e Njësisë 5. Tani na ka mbetur vetëm “Petro Nini Luarasi”, puna për të cilin nis vitin tjetër, pas një diskutimi që do të bëjmë me komunitetin.

Por, së pari, dua mirëkuptimin e prindërve. Dikush më pyeti: “Pse nuk i ndërtoni shkollat në verë”? Së pari, shkolla do të paktën 9 muaj të ndërtohet. Pra, do mundohemi që ta mbarojmë për 9 muaj dhe të jemi gati shtatorin tjetër. Por, nuk mund të hapet një kantier, ngjitur me një kantier tjetër. Duhet të mbaronte shkolla “Emin Duraku”, që të kishim mundësi taë përdornim si shkollë mbështetëse teksa mbarojmë “Edith Durham”. Nuk i hapim dot të dyja kantieret njëkohësisht, sepse i bie që fëmijët t’i dërgonim në Kinostudio me shkollë”, sqaroi Veliaj.

Duke u ndalur te projekti i shkollës, Veliaj shtoi se nga një godinë me dy kate, shkolla e re do të ndërtohet me katër kate, njëri prej të cilëve nëntokë dhe do të shërbejë për të mbajtur bazën materiale, pa ngushtuar hapësirat për fëmijët. Tre katet e tjera të godinës do të jenë të aksesueshme përmes ashensorit, duke lehtësuar edhe lëvizjen për fëmijët me aftësi të veçanta.

“Për 9-10 muaj do të kemi një shkollë të re, e cila siç e shihni edhe nga renderat, do të ngjasojë me gjimnazin “Sami Frashëri” në strukturë, duke maksimalizuar hapësirën. Pra, nga një shkollë dy katëshe do të kemi një shkollë katër katëshe, me ashensor. Në qoftë se më përpara aksesi për fëmijët me aftësi të veçantë ka qenë i vështirë, ne do të krijojmë të gjitha mundësitë që, nga fëmija më i vogël në parashkollor, deri tek ai që mbaron 9-vjeçaren, të mos mungojë asgjë, si dhe të kenë një mjedis të sigurt në shkollë.

Duam të shfrytëzojmë ditët me diell, me shpresë se nuk do të kemi një dimër të forte, për të ecur shpejt me punimet. Nëse e shikoni, shkolla e vjetër s’ka pasur kolona, ka qenë e gjitha vetëm me mure mbajtëse. E kuptoj se ka shumë nostalgji, siç kishte shumë nostalgji edhe për Teatrin. Por, nostalgjinë do ta mbajmë te muzeu i shkollës, ndërkohë fëmijëve të Tiranës, në zemër të Tiranës, do t’u japim një super shkollë të re. Fakti që shkojmë në mbi 30 klasa, të gjitha turn i parë, na e bën të lehtë edhe për fëmijët që të ndjekin kurset pas mësimit”, tha kryebashkiaku. 

Një tjetër hapësirë e rëndësishme e shkollës së re, do të jetë edhe palestra, e cila mund të përdoret edhe nga banorët i Njësisë 5.

 

G.K/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion