FOTOT/ Protestuesit përplasen me policinë britanike, arrestime masive, ja arsyeja

FOTOT/ Protestuesit përplasen me policinë britanike, arrestime masive, ja arsyeja

Foto nga arrestimet

Protesta masive kanë përfshirë rrugët e Dorset në Britaninë e Madhe, kundra zhvendosjes së azilkërkuesve në anijen Bibby Stockholm.

Protestuesit bllokuan transferimin e azilkërkuesve duke degraduar në përplasje fizike me policinë britanike dhe si rrjedhojë në shume arrestime.

BBC bën me dije se 45 protestues janë arrestuar nën akuzat për sulm ndaj policisë, pengimin e saj, si dhe bllokimin e rrugës.

Vendimi i Home Office për të dërguar azilkërkuesit në anijen strehimore, vjen pasi vetëm të mërkurën që lamë pas (1 maj 2024), 711 emigrantë zbarkuan në brigjet britanike.

"Si pjesë e angazhimit tonë për të reduktuar përdorimin e hoteleve, azilkërkuesit po zhvendosen në akomodime alternative për të ulur kostot e taksapaguesve”,-ka sqaruar policia britanike.

K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, shpallet në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Ndoka

Operacioni i SPAK, shpallet në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Ndoka