FOTOT/ ‘Retro Christmas’ 'kthen në kohë' Pazarin e Ri, dhjetëra mjete historike ekspozohen nën magjinë e dritave festive

FOTOT/ ‘Retro Christmas’ 'kthen në kohë' Pazarin e Ri, dhjetëra mjete historike ekspozohen nën magjinë e dritave festive

Makinat retro të ekspozuara në 'Pazarin e Ri'

TIRANË- Dhjetëra mjete të koleksionit shqiptar 'Retro' kanë ‘kthyer në kohë’ Pazarin e Ri. Këto mjete historike u ekspozuan mbrëmë mes magjisë së festave të fundvitit e dritave festive. Mbrëmja u shoqërua me tingujt e muzikës klasike të Kuartetit të Harqeve, Universiteti i Arteve!

Koleksioni “Retro” tërhoqi vëmendjen e vendasve dhe të huajve të cilët u ndalën për të përjetësuar përmes fotove dhe videove çastet e kaluara pranë automjeteve që vijnë nga më shumë se 3 dekada më parë dhe që nuk prodhohen më nga shtëpitë automobilistike.

Magjia e koleksionit ‘Retro’ ishte një mundësi për t’u takuar me historinë dhe për turistët e shumë që vizitojnë kryeqytetin në prag të festave.

“RETRO Christmas përcolli magjinë e festave të fundvitit nga Pazari i Ri, ku u mblodhën me dhjetëra mjete të koleksionit shqiptar RETRO e vespa shumëngjyrëshe, mes muzikës, elegancës së mjeteve ikonike dhe dritave festive”, shkruan Veliaj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mblidhet Grupi i PS, Çuçi: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor ende në fazë diskutimi në nivel politik! Seanca plenare dy ditë për shkak të rendit të ngjeshur

Mblidhet Grupi i PS, Çuçi: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor ende në fazë diskutimi në nivel politik! Seanca plenare dy ditë për shkak të rendit të ngjeshur