FOTOT/ DJ i famshëm amerikan, Steve Aoki shijon bregdetin e Vlorës! Viziton shpellën e ‘Haxhi Alisë’: Një nga më të bukurat që kam parë

FOTOT/ DJ i famshëm amerikan, Steve Aoki shijon bregdetin e Vlorës! Viziton shpellën e ‘Haxhi Alisë’: Një nga më të bukurat që kam parë

Steve Aoki në Vlorë

Producenti dhe DJ i famshëm amerikan, Steve Aoki i cili ndodhej në Vlorë, nga ku edhe performoi për herë të parë në Lungomaren e Vlorës, ka ndarë disa foto teksa shijon bregdetin e Jonit.

DJ i famshëm i cili ndiqet nga 11.6 milionë njerëz në rrjetet sociale, ka publikuar disa foto duke u larë pranë shpellës së ‘Haxhi Alisë’ në Karaburun.

‘Vetëm unë, deti dhe një nga shpellat më të bukura që kam parë ndonjëherë! Shqipëri ti je në zemrën time!’- shkruan ai.

Për gati 2 orë, Steve Aoki miksuar këngë të njohura dance dhe elektro mbrëmjen e 17 gushtit në Vlorë.

Sheshi në Lungomare ishte i mbushur plot me të rinj, vendas e të huaj që kishin ardhur nga vende të ndryshme të botës për të parë koncertin.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb