Ngarjet e rëndësishme të historisë së Shqipërisë ndër shekuj me anë të fotove. “Marubi” shfaq në Shkodër një film dokumentar me anë të fotove. Drejtori i fototekës Luçiano Bedeni vlerëson këtë nismë ndërkohë që thekson veprimtari të tilla mungojnë në kinematë e vendit.

marubi
 
"Sonte vërtetë është mbase një natë disi më e veçantë edhe për kinemanë e qytetit e cila prej vitesh është thuajse në harresë dhe sonte ju besoj se e keni vërejtur dhe e keni parë që nuk është do thoja vetëm zëri i rëndësishëm i Marubit por do të thoja zëri shumë i rëndësishëm i filmit pra i kinematografisë në Shkodër , një fushë kjo e lënë ndër vite në harresë . Le të jetë ky një ogur i mirë për t'i kthyer kështu një shkëlqim dhe kinemasë së qytetit," është shprehur drejtori i Marubit Luçiani Bedeni.

marubi drejtori
 
Ky dokumetar ka sjellë një pjesë të rëndësishme te historisë së Shqiperisë e cila, nga brezi i ri eshte më pak e njohur. Dokumentari erdhi nën regjinë e Alfred Çapalikut dhe kujdesin e materjaleve te fototekes Marubi.

marubi
 
Premiera e dokumentarit eshte pritur ne interes nga shikuesit dhe artedashesit e fotografisë dhe artit.

marubi

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)