FOTO/Tregtarët në Institutin Bujqësor kthehen në tregjet e Bashkisë, lirohen trotuaret 

FOTO/Tregtarët në Institutin Bujqësor kthehen në tregjet e Bashkisë, lirohen trotuaret 

Tregu i Bashkisë në Institutin Bujqësor

Mentaliteti është pasaporta e një shoqërie, ajo ç’ka e bën atë të dallohet nga një tjetër, por shumë i vështirë për t'u ndryshuar. Këtë e vëmë re çdo ditë në rrugët dhe trotuaret e Tiranës, ku për shkak edhe të një mentaliteti të prapambetur oriental, tregtarë të ndryshëm vijojnë të sfidojnë përpjekjet e institucioneve shtetërore për të vendosur rregull, duke shitur aty çdo lloj produkti, që nga peshku e bulmeti e deri te perimet, frutat apo rrobat e përdorura, ndërkohë që tregjet e bashkisë qëndrojnë bosh. 

Një fenomen ky që përbënë një problem, jo vetëm estetik për një vend që kërkon të bëhet pjesë e familjes së madhe europiane, por më së shumti edhe një rrezik për sigurinë e produkteve ushqimore që shiten jashtë çdo kushti dhe kontrolli. Ndaj për këto arsye, Bashkia e Tiranës dhe punonjësit e Policisë Bashkiake kanë qenë të angazhuar çdo ditë për ta luftuar këtë fenomen dhe për t’ia rikthyer rrugët dhe trotuaret qytetarëve, ndonëse shpesh herë kanë rënë preh e histerisë së individëve të ndryshëm.

E njëjta gjë ndodhi pak ditë më parë edhe me tregtarët në zonën e Institutit Bujqësor në Kodër – Kamëz, të cilët refuzonin të lironin trotuaret, ndërsa qytetarët, të moshuarit apo nënat me fëmijë duhet të kalonin në rrugën e makinave. Por falë vendosmërisë së Bashkisë Tiranë për të qenë përçuese e mentalitetit perëndimor, ashtu si shumë hapësira dhe trotuare në gjithë Tiranën, edhe ato të Kodër-Kamzës janë liruar.  


(Pas largimit të tregtarëve lirohen trotuarët për qytetarët)

Tregtarët pranuan të hyjnë në treg dhe banorët siç shihet edhe në foto shijojnë trotuaret edhe në bastionin e fundit të zaptuar në Institutin Bujqësor në Kodër-Kamëz. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur

Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur