FOTO+VIDEO/ 98 pemë Krishtlindjesh dhe më shumë se 142 mijë drita! Zonja e Parë Jill Biden zbulon dekorimin e festave të Shtëpisë së Bardhë
Të paktën 98 pemë Krishtlindjesh, më shumë se 142 mijë drita dhe gati 34 mijë zbukurime kanë mbushur korridoret e Shtëpisë së Bardhë në një mënyrë që Zonja e Parë Jill Biden shpreson se do të frymëzojë vizitorët të përjetojnë “magjinë, mrekullinë dhe gëzimin” e Krishtlindjeve
Fotot e dekorimit të festave brenda Shtëpisë së Bardhë
Redaksia 28 Nëntor 2023, 11:39 | Përditesimi: 28 Nëntor 2023, 11:41
Të paktën 98 pemë Krishtlindjesh, më shumë se 142 mijë drita dhe gati 34 mijë zbukurime kanë mbushur korridoret e Shtëpisë së Bardhë në një mënyrë që Zonja e Parë Jill Biden shpreson se do të frymëzojë vizitorët të përjetojnë “magjinë, mrekullinë dhe gëzimin” e Krishtlindjeve.
“Nuk e di për ju, por më duket befasuese. Festimet janë një kohë për reflektim dhe një pauzë nga jeta jonë e ngarkuar, një kohë për të qenë bashkë me familjen dhe miqtë tanë', tha zonja e parë duke duartrokitur dhe brohoritur gjatë një eventi duke treguar dekorimet e festave të Shtëpisë së Bardhë.
Një nga pemët e para të Krishtlindjeve që vizitorët do të shohin është e zbukuruar nga ari, me zbukurime ku në të janë të gdhendura emrat e anëtarëve të rënë të forcave të armatosura amerikane. Pema zyrtare e Krishtlindjes e Shtëpisë së Bardhë, një bredh 18.5 metra i gjatë, u vendos në dhomën blu dhe u dekorua në mënyrë unike, raporton abcnews.go.
Biblioteka është zbukuruar me hënëza të arta dhe yje vezullues të varur nga tavani, ndërsa China Room është shndërruar në një dyqan ëmbëlsirash. Pothuajse 4.5 km fjongo, më shumë se 350 qirinj dhe mbi 22,000 kambana janë përdorur për dekorimin, ndërsa 142,425 drita ndriçojnë pemët, dhe kurorat me të cilat është dekoruar Shtëpia e Bardhë.
Përveç pemëve të Krishtlindjeve, ka edhe kurora. Konkretisht, 72 kurora me fjongo të kuqe zbukurojnë pjesën e jashtme të Shtëpisë së Bardhë.