TIRANE - Në fshatin e Lundrës, që ndodhet disa kilometra larg kryeqytetit të gjithë e dinë ngjarjen që i ka ndodhur familjes Gjana. Një banor i këtij fshati, i cili na tregon edhe rrugën për te shtëpia e të ndjerës tregon se Siria ishte një vajzë shumë e mirë “Na vjen shumë keq për vajzën se ishte gocë e re.

Siria ishte një vajzë shumë e mirë. Por asnjë nuk e di përse e ka bërë këtë veprim. Ne jemi habitur të gjithë kur e kemi marrë vesh” shprehet një banor.

Ndërsa një nga fqinjët e familjes Gjana tregon se famija e saj por edhe Siria ishte një vajzë shumë e mirë “ Ne jemi fqinjë me Lavdrimin, na ka ardhur shumë keq kur e morëm vesh çfarë u kishte ndodhur. Siria ishte një vajzë shumë e mirë, por iku para kohe.

Ishte nga ato vajza që sa herë të fliste sytë i mbante gjithmonë poshtë” tregon fqinja. Ajo më tej tregon se ajo ishte fejuar para një viti dhe asnjëhere nuk kishte shfaqur ndonjë mospëlqim ndaj fejesës. Sirie Gjana, 18-vjeçarja nga fshati Lundër i Tiranës, e cila të premten e 24 maj i tha fund jetës së saj duke u vetëvarur ishte e fejuar.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.05.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)