TIRANE - Ajo që ka ndodhur në pallatin e tyre i ka tronditur të gjithë banorët. Fqinja përballë na tregon se ishte pikërisht ajo që ka lajmëruar policinë, pasi ka dëgjuar të shtënat nga muri ngjitur. Ajo na thotë se Mira, i kishte qarë hallin asaj, se i shoqi ishte i dhunshëm dhe kishte frikë mos bënte ndonjë budallallëk, ndaj ajo ia mbante armën në çantë.
“Unë më vajzën time ishim ato që lajmëruam policinë. Ishte ora 19:00 kur dëgjuam krismat, ishin katër të shtëna të vazhdueshme. Mora bashkëshortin në tel dhe i thashë që dëgjuam të shtëna, ai më tha që është ai polici aty dhe mos ketë ndodhur ndonjë vrasje. Menjëherë lajmëruam policinë.
Më pas erdhën fëmijët këtu tek ne, duke na thënë se i kishin nxjerrë jashtë dhe i binin telefonit të mamasë, por askush nuk përgjigjej. Ata vetëm ulërisnin. Faktikisht edhe fëmijët jetojnë me qera në pallatin përballë. Mira kishte nëntë fëmijë, kurse polici 4 fëmijë të rritur. 5 fëmijët e Mirës jetojnë jashtë shtetit ndërsa katër të tjerët këtu.
Dy vajza dhe dy djem. Tek pallati jonë kanë katër muaj që kanë ardhur”, - na tregojnë fqinjët e apartamentit përballë me atë ku ndodhi vrasja. Ndërsa i zoti i shtëpisë na tregon se çifti kishte probleme, pasi ai pinte shpesh kafe me viktimën dhe se kohët e fundit e kishte parë shumë të hutuar.
“Nuk po më pëlqente ditët e fundit polici, se di por më dukej si i përhumbur, si i hutuar”, - na thotë ai. Gruaja thotë se viktima disa ditë më parë i kishte thënë asaj që burrin e kishte shumë të dhunshëm dhe se ia kishte frikën më të keqes pasi ai kishte armë zjarri. Madje ajo i kishte thënë se për këtë arsye ja mbante ajo pistoletën në çantë.
“Ajo ishte një grua e qetë dhe ne nuk kemi dëgjuar ndonjëherë zhurmë në pallat. Por e di që kanë pasur probleme sepse mi ka thënë vetë. Madje, më ka thënë që me burrin ishte njohur te lokali ku punonte, dhe se me atë bashkëjetonte sepse fëmijët e burrit nuk donin që ata të martoheshin. Më tha se ishte njeri shumë i dhunshëm.
Kishte xhelozi të madhe ndaj gruas dhe për këtë arsye ajo kishte frikë se mos ndodhte diçka e keqe. Armën ja mbante ajo në çantë”, - na thotë fqinja, e cila pinte kafenë e mëngjesit me viktimën Mira Nikolli. Ndërkohë që edhe fqinjët e tjerë shprehen të habitur me ngjarjen e rëndë, pasi çifti iu dukej i qetë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com