Mbrëmë banorë të një pallati në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan janë ankuar se, nga brendësia e një apartamenti në katin e pestë vinte erë e rëndë dhe e pakëndshme.
Pas hyrjes në apartament ku janë kryer hetime në praninë e oficerit të policisë gjyqësore, prokurorit dhe mjeku ligjor kanë gjetur një kufomë në fazën e dekompozimit të plotë.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan-Mbrëmë banorë të një pallati në lagjen "Beqir Dardha " në Elbasan kanë paraqitur rastin se nga një banesë në një pallat në rrugën që lidh bashkinë e këtij qyteti me ish shkollën Pedagogjike nga brendësia e një apartamentu në katin e pestë vinte erë e rëndë dhe e pakëndshme.
Pas hyrjes në apartament ku janë kryer hetime në praninë e oficerit të policisë gjyqësore , prokurorit dhe mjeku ligjor kanë gjetur një kufomë në fazën e dekompozimit të plotë.
Me urdhër të prokurorit kufoma e seksit femër është dërguar për identifikim dhe autopsi në Institutin për Mjekësi Ligjore. Sipas hetimit paraprak , në këtë apartament ka jetuar e vetme një grua e paralizuar rreth 70 vjeçe .