Fqinjët nga sot orë policore për shkak të COVID/ Ndryshon kalimi për shqiptarët që duan të ikin drejt Malit të Zi

Fqinjët nga sot orë policore për shkak të COVID/ Ndryshon kalimi për shqiptarët që duan të ikin drejt Malit të Zi

Pika Kufitare e Muriqanit

Nga dita e sotme Mali i Zi ka vendosur orën policore në fashën orare 19:00 të pasdites deri në orën 05:00 të mëngjesit dhe për shkak të kësaj ka ndryshuar edhe kalimi nga Shqipëria drejt vendit fqinj.

Nga e hëna në të premte doganat me Malin e Zi do të jenë të hapura nga ora 05:00 deri në orën 19:00, ku mund të kalojnë të gjithë qytetarët, mjaftojnë të kenë testin për COVID negativ, ndërsa jashtë këtij orari do të lejohet të kalojnë vetëm kamionët e transportit të mallrave, shërbimet e urgjencës dhe mjetet ose qytetarët që do të jenë tranzit në territorin e shtetit fqinj.

Gjithashtu një tjetër kufizim kalimi është fundjava, ku të shtunë dhe të diel në Mal të Zi do të lejohet të kalojnë të gjithë ata që kanë një rezervim hoteli, një biletë avioni në aeroportin e Podgoricës dhe qytetarët ose mjetet që kalojnë tranzit. Gjithashtu edhe fundjava do të ketë fashën e orarit të kalimit 19:00-05:00, përjashto kamionët, rastet urgjente dhe ato që kalojnë tranzit.

Theksojmë se Mali i Zi ka pasur një shtim të shifrave të COVID-19, ku vetëm dje janë infektuar 570 persona dhe kanë humbur jetën 6 të tjerë.

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?