Pas përfundimit të pjesës së tyre të punëve shtëpisë Edi dhë Françeska kanë biseduar në kopësht. Sipas Françeskës Edi është një natyrë e qetë dhe nuk krijon debate të kota me konkurrentët e tjerë.Ndërkohë që Edi i është përgjigjur se atij i pëlqen të debatojë por jo në mënyrën konkurrentëve të tjerë.Ndërkohë ata kanë biseduar edhe për nominimin ku Françeska ka thënë se nuk i pëlqen të jetë e nominuar, ndërsa Edi u shpreh se do të nominojë konkurrentët që do t’i duken të pavojshëm brenda shtëpisë. Më pas banorët janë mbledhur në kuzhinë dhe Françeska i ka kërkuar Metit t’i shtrydhë një limon dhe më pas drejtohet tek Ermali duke i thënë. : “Në fakt, duhet të ma bëjë i dashuri limonin, por meqë ai nuk e bëri, po ia kerkoj Metit”. Ermali nuk reagon ndaj kësaj shprehje të saj dhe më pas Françeska i thotë: “Ti e di që zemra ime të perket ty”. (xh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com






