PARIS – Një tragjedi familjare prek jugun e Francës: trupa pa jetë të tre fëmijëve 2, 8 dhe 9 vjeç dhe të nënës së tyre janë gjetur sot në Saint-Paul-Trois-Chateaux, një fshat në Drome.

I dyshuari kryesor për vrasjen është bashkëshorti i gruas dhe babai i tre fëmijëve, një burrë 43 vjeç, i kërkuar tani nga policia.

Të dy bashkëshortët ishin duke u ndarë në rrugë ligjore dhe sipas disa burimeve gruaja, 29 vjeç kishte vuajtur në të kaluarën dhunë nga bashkëshorti, bën të ditur Ansa.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)