FRANCE - Trupat e 6 skiatorëve francezë të humbur në Alpet franceze një ditë më parë janë gjetur sot nga forcat emergjente, pasi u rrëmbyen nga një ortek në një zonë rreth 200 km në veri të Nicës, në afërsi të kufirit italian.

Lajmin e bëri të ditur sot pasdite Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve. Tre trupat e viktimave të para u gjetën në mëngjes, ndërsa të tjerët pasditen e sotme. Por, një gjë është e sigurt, 6 personat e moshës 50-70 vjeçare ishin ekspertë.

Njoftimi për humbjen e tyre u dha një ditë më parë nga miqtë e tyre shoqërues, pasi ata nuk u kthyen në vendin e takimit në kohën e caktuar. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)