Në një konferencë që është duke u mbajtur në qytetin e Lilës, në Francë, ndërhyrja në zgjedhjet presidenciale në SHBA, është cilësuar si një veprim i paprecedent dhe paralajmërim për zgjedhjet që do të mbahen në Evropë.
“Ndodhemi në kontekstin e kibernetikës së një Lufte të Ftohtë”, deklaroi Gerome Billois, një zyrtar i zyrës konsulente “Wavestone”.
Ai gjithashtu shtoi se duke qenë se listat e zgjedhore të administruara nga kryebashkiakët janë dixhitale, mundësia për sulme kibernetike është e madhe, pasi shumë thjeshtë mund të vendoset një software, i cili mund të shkaktojë “gabime” në lista, duke fshirë të dhëna ose edhe duke i zhvendosur ato.
Pak kohë më parë edhe ish zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, paralajmëroi një ndërhyrje të mundshme në proceset zgjedhore që do të zhvilloheshin gjatë këtij viti në Evropë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
