FRANCE - Qeveria franceze e mbledhur sot në mëngjes në Paris, ka aprovuar projekt ligjin, i cili autorizon martesat e homoseksualëve dhe adoptimet prej tyre të femijëve.
Aprovimi i këtij ligji u anunçua nga Ministri i Punëve Familiare D.Bertinnoti, i cili u shpreh se kjo masë “është një hap i rëndësishëm drejt barazisë së të drejtave” .
Aprovimi i këtij ligji ishte një nga shtyllat kryesore të fushatës elektorale të Hollande, i cili u shpreh se “ky është një progres jo vetëm për dikë por për gjithë shoqërinë” .
Sipas një sërë sondazhesh në Francë, opinioni publik është gjerësisht pro kësaj reforme.
E djathta premton se ky ligj do të hiqet sapo të vijnë në pushtet dhe Kisha bën thirrje për protesta. Kjo e fundit ka riafirmuar pozicionin e saj për sa i takon martesave të të njëjtit seks.
E përditshmja “Le Monde” ka bërë të ditur se një komun e vogël do të festojë më 10 nëntor aprovimin e ligjit duke lidhur në martesë një çift lezbik.
(bi.ka/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com