FRANCË - Katër persona janë arrestuar në Paris dhe në rajonin jugor të Francës si të dyshuar për rekrutim të militantëve për luftën në Siri.
Arrestimet ndodhën një ditë pas ndalimit nga policia të një francezi në lidhje me vrasjen e tre personave në Bruksel në muzeun hebre. Mehdi Nemmouche, 29 vjeçar, u arrestua në një stacion në Marsejë ditën e premte. Prokurorët thanë se ai kishte marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin dhe se kishte qëndruar mëse një vit në Siri.
Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazanueve, u shpreh se “ka njerëz që rekrutojnë xhihadistë dhe në kohën që po flas janë kryer disa arrestime. Ne po veprojmë kudo. Nuk do të ketë pushim në luftën kundër terroristëve.”
Nuk ka sugjerime për ndonjë lidhje mes katër arrestimeve dhe ndalimit të francezit Nemmouche, por thuhet se ai ka patur lidhje me radikalët islamistë dhe ka bërë 5 vite burg për vjedhje në Francë para se të lirohej në dhjetor të vitit 2012. Në momentin e arrestimit ai kishte një automatik kallashnikov dhe një pistoletë me të cilat besohet se ka kryer sulmin, thanë prokurorët e Parisit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com