Francë, Ayrault: Rusia mos të
ndërhyjë në procesin zgjedho

Francë, Ayrault: Rusia mos të<br />ndërhyjë në procesin zgjedho
FRANCE-Ministri i Punëve të Jashtme, Jean-Marc Ayrault, ka paralajmëruar gjatë ditës së djeshme Rusinë për të mos ndërhyrë në procesin zgjedhor që do të zhvillohet në Francë për zgjedhjen e presidentit të ri.

Ai ka deklaruar se Franca nuk do të pranojë asnjë ndërhyrje në procesin e saj zgjedhor, në formën e sulme kibernetike ose publikimin e informacioneve të rreme që vinë kryesisht nga Rusia.

Ndërkohë më herët edhe presidenti francez, François Hollande, ka shprehur shqetësimin e tij për ndërhyrje të mundshme në zgjedhjet presidenciale dhe ka kërkuar rritje të masave të vigjilencës dhe të sigurisë në fushën kibernetike.

Masat  e kërkuara nga presidenti gjatë një mbledhjeje të Këshillit për Mbrojtjen dhe Sigurinë Kombëtare, priten të bëhen publike më 24 shkurt, dy muaj përpara raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale.

Të hënën stafi i kandidatit për president, Emmanuel Macron, u ka bërë thirrje autoriteteve shtetërore që të garantojnë se nuk do të ketë asnjë ndërhyrje nga fuqi të huaja në zgjedhje.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri