Gjatë ditës së djeshme në Francë është realizuar për herë të tretë ndarja e çmimi, “politikani më gënjeshtar”, i cili është një çmim i themeluar nga hulumtuesi i shkencave politike Thomas Guenole.
Guenole është shprehur se me krijimin e këtij çmim në vitin 2015, qëllimi i tij ka qenë që të parandalojë gënjeshtrat e politikanëve në Francë dhe të shërbejë si nxitje për gazetarët që t’i kontrollojnë faktet.
Juria e përbërë nga vetë krijuesi i çmimit dhe 8-të gazetarë kanë vendosur që këtë vit politikani që meriton vendin e parë të këtij çmimi është, Robert Menard, i cili është kryebashkiaku i qytetit të Beizers në Francë.
Ndërkohë vendi i dytë është rezervuar për ish kryeministrin francez dhe kandidatin për presidenti të partisë socialiste, Manuelles Vallas për gënjeshtrat e tij gjatë përdorimit të drejtpërdrejtë të kompetencës ligjvënëse nga qeveria e Partisë Socialiste në lidhje me miratimin e Ligjit të Punës.
Gjithashtu edhe ish presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy, i është dhënë çmimi i posaçëm i jurisë për gënjeshtrat e thëna gjatë karrierës së tij si president dhe gjatë fushatës elektorale.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com