Shefi francez i diplomacisë, Laurent Fabius, kërkoi dje heqjen e rrethimit të Madayas nga ushtria siriane dhe kërkoi ndalimin e bombardimeve ruse dhe siriane kundër civilëve, disa ditë para fillimit të negociatave ndërsiriane nën drejtimin e OKB-së. “Është shumë e nevojshme që Siria dhe Rusia të ndërpresin operacionet e tyre ushtarake kundër popullsisë civile dhe në veçanti të heqin rrethimin e Madayas dhe të gjitha qyteteve siriane të rrethuara nga regjimi”, theksoi Fabiusi gjatë deklarate për median. Madaya është një qytet me 42 000 banorë.
/Shqiptarja.com











