Francë,Hamon mposht Valls,
kandidati socialist për president

Francë,Hamon mposht Valls,<br />kandidati socialist për president
Benoit Hamon është kandidati i cili do të përfaqësojë partinë socialiste në zgjedhjet presidenciale që priten të zhvillohen në Francë, në prill të këtij viti.
Hamon fitoi në balotazh duke mundur rivalin e tij brenda partisë ish kryeministrin Valls.

49 vjecari ish ministër i arsimit fitoi në primaret e partisë me 58% të votave.

Kandidati socialist është simboli më radikal i të majtës madje program i tij u pa si utopik. Hamon ka patur rritje në popullaritet me një sërë propozimesh liberale, duke përfshirë një propozim për të ardhura mujore universale për të gjithë qytetarët.

“Duhet të imagjinojmë përgjigje të reja, të reflektojmë mbi botën  sesi është dhe jo sesi ka qënë” kështu u shpreh Hamon në fjalimin e fitores duke mbajtur dorën në zemër pasi dhe slogan i tij në këtë fushatë presidenciale është “ Të rrahë zemra e Francës”

“Duam të fitojmë” shtoi më tej Hamon.
 
Kandidatët e tjerë që garojnë në zgjedhjet presidenciale janë Konservatori François Fillon, politikanja e së djathtës ekstreme Fronti Kombëtar  Marine Le Pen, si dhe kandidati i qendrës Emmanuel Macron.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje