FRANCË, Ish-kryeministri Ayrault
zgjidhet në krye të Diplomacisë

Presidenti socialist francez, François Hollande, shumë jopopullor, ndryshoi qeverinë pak më shumë se një vit nga presidencialet e 2017, duke vënë në krye të diplomacisë ish-kryeministrin, Jean Marc Ayrault dhe duke zgjeruar ekzekutivin me anëtarë të partisë ekologjike.

Jean Marc Ayrault zë vendin e Laurent Fabius-it, i zgjedhur të mërkurën për t’u bërë president i Këshillit Kushtetues.

Ekologjistët, që ishin larguar nga qeveria më prill 2014, rikthehen për të marrë tre vende ministrore në këtë ekip të zgjeruar në 38 ministra (19 meshkuj, 19 femra), kunderjt 32 që ishin më parë.

Kjo ripërbërje e qeverisë ishte përgatitur prej disa muajsh.

Katër ministra do të largohen nga qeveria (Punët e Jashmte, Kultura, Strehimi dhe Funksionet Publike) ndërsa ekologjikët që rikthehen do të marrin ministrinë e Strehimit, Marrëdhënieve Ndërkombëtare mbi Klimën dhe të Reformimit të Shtetit. ATSH

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën