Kryetari i Frontit Kombëtar Francez Jean-Marie Le Pen ka dhënë dorëheqjen nga përfaqësimi në zgjedhjet rajonale ku synonte të zgjidhej president, në një prej rajoneve të vogla të Francës.
 
Sipas themeluesit të partisë, kjo krizë familjare dhe polemikat e mëdha me të bijën Marine Le Pen gjatë javës së fundit, ka ndryshuar kartat në tavolinë. “Nëse duhet të sakrifikohem për të ardhmen e partisë, nuk do të jem unë ai që provokon dëmet”, ka thënë ai pas konfliktit me të bijën.
 
Pyetjes së gazetares së Figaros se kë shikon më mirë në vendin e tij, lideri i Frontit Kombëtar i është përgjigjur se shikon mbesën e tij, Marion Marachal-Le Pen. Ai është shprehur se nëse ajo pranon do të jetë një lidere shumë e zonja. Padyshim me më e mira, por ama jo fill pas tij.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)