Francë, kandidatja për presidente,
Mari Le Pen: Evropa ka vdeku

Francë, kandidatja për presidente,<br />Mari Le Pen: Evropa ka vdeku
Kryetarja e Frontit Kombëtar të ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen, ka bërë gjatë ditës së djeshme një deklaratë shumë të fortë për sa i përket Bashkimit Evropian.

Në një intervistë për gazetën gjermane Bild am Sonntag, Le Pen është shprehur se BE-ja ka vdekur, por ajo ende nuk e di.

“Evropa ka vdekur, por ajo këtë ende nuk e di. Ka dështuar në çdo aspekt. Si ekonomi rritja është shumë e ngadaltë. Nga pikëpamja sociale papunësia dhe varfëria është shumë e lartë”, është shprehur ajo duke shtuar se edhe sigura e kufijve të BE-së vazhdon të jetë një problem i madh.

Nga ana tjerët Liderja e ekstremit të djathë në Francë, ka deklaruar se në rast marrjeje të presidencës franceze, ajo do të kërkonte rimarrjen e sovranitetit për kufinjtë, ekonominë dhe gjyqësorin.

“Nëse BE-ja shprehet 'po' atëherë do të formojmë Evropën të përbërë nga popujt. Ose nëse shprehet 'jo' atëherë unë i shpjegoj dhe e kaloj në votim këtë francezëve, se jemi të detyruar të dalim nga BE-ja”.

Kandidatja për presidencën franceze është ka shprehur një shqetësim të madh për sa i përket sigurisë që BE-ja ka, duke thënë se një siguri në nivele të tilla nuk mund të sjell mbrojtje nga sulmet terroriste.

Redaksia Online
D.T/Shqiptrja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot