PARIS - Vonesa dhe anullime ka pasur në aeroportet më të mëdha franceze ditën e sotme pasi kontrolloret e trafikut ajror kanë nisur një grevë treditore. Arsyeja e grevës është se ata protestojnë kundër planit të Bashkimit Evropian për të liberalizuar një hapësirë ajorore të vetme europiane. Hapësira e Përbashkët Evropiane të Aviacionit do të ndikojë negativisht në sigurinë publike dhe kushtet e tyre të punës janë shprehur punonjësit.
Një në dy fluturime në aeroportet e Parisit, Lyon-it, Nicës, Marsejës, Toulouse dhe Bordo janë anuluar, bëri të ditur Autoriteti i Aviacionit Civil – DGAC. Air France bëri të ditur se janë anuluar një numër i papërcaktuar i fluturimeve të transportit të mallrave në rrugë të shkurtra dhe të mesme.
Në vendet e BE-së aktualisht ekzistojnë 35 hapësira ajrore dhe që prej disa kohësh është diskutuar për një projekt të një hapësire të përbashkët ajrore. Gjithashtu sindikatat në disa vende të tjera evropiane, si në Itali, Austri, Hungari, Spanjë kanë vendosur të bashkohen në greva të ngjashme të mërkurën.
Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com